Rama është përballur me studentët në Universitetin e Vlorës për gati 3 orë. 

Ndërsa kreu i vendit po replikonte me një prej tyre, u bë gati të përdorte tezën e tij se studentët protestojnë për uljen e tarifave ndërkohë që kanë në duar Iphone, celularë të shprenjtë. Por këtë herë gozhda i hasi në sharrë.

Studenti i cili vinte nga një familje e varfër tregoi se kishte arritur ta fitonte atë falë një konkursi pasi familja nuk ia përballonte.

Si kundërpërgjigje studenti e pyeti për shtëpinë që kryeministri ka në Surrel.

Edi Rama: Një pyetje për mikun tim që më kundërshton mua. Në gjendjen e varfërisë së thellë si e ke blerë dhe si e paguan Iphone, apo nuk është Iphone, e paske më të madh. Por të pyes për kuriozitet

Studenti: Jo nuk ka problem fare, e kam fituar në një organizatë. Quhet 'Jetë studentore', u bë një konkurs dhe fitova atje. Kjo është e gjitha, madje mund të shkojmë bashkë dhe ta vërtetojmë.

Rama: Po duartrokitja nga se rrjedh?

Studenti: Duartrokasin kryeministrin sa herë që flet

Rama: Jo më jo, skam nevojë unë

Studenti: Ju kërkoni llogari për gjëra për të cilat nuk ka pse jepet llogari. Po nuk më vjen mirë o vëlla, se më tha motra mos e nxirr telefonin.

Rama: Qetësohu, le t'ia japim fjalën të tjerëve, është ditë e shënuar për ty kjo po qetësohu a të keqen vëllai. Se nuk të kërkova llogari, të pyeta për kuriozitet, kaq.

Studenti: Për kuriozitet po ju jap përgjigjen. Nëse do të na jepnit përgjigje ju për ato që keni dhe që supozohet se nuk i keni.

Rama: Për kë do përgjigjje ti?

Studenti: Për atë shtëpinë në Surrel, e kanë nxjerrë të gjithë.

Rama: Si?

Studenti: Ajo shtëpia që po punohet dhe e keni deklaruar vetëm 2000 euro mesa thonë. Shtëpia në Dajt, ku e keni.

Thjesht pyes për kuriozitet edhe unë. Ndoshta ju me të vërtetë keni qenë artistë dhe gjëra të tjera.

Rama: Jam shumë dakord

Studenti: Nga të gjithë ata që ka pasur Shqipëria mendoj se ju jeni më fini në atë pjesë, por për pjesën tjetër besoj e kuptoni vetë. Unë mund ta justifikoj këtë timen por a e justifikoni dot jua të tuajën?

Rama: Patjetër, tani do ta them edhe këtë. Të falenderoj shumë që e ngrite këtë. Sinqerisht të falenderoj shumë, vetëm tani do më thuash edhe një gjë tjetër. Mirë atë që e paske fituar, por si e paguan?

Studenti: Nuk e paguaj

Rama: Nuk paguan?

Studenti: Si mund ta paguaj?

Rama: Falas interneti?

Studenti: Interneti me Wi-Fi, kam Wi-Fi. Ne jemi shqiptarë dhe jemi mësuar me gjëra falas. Të gjithë ata që japin gjëra falas unë për vete i kam shokë. Nuk e di për ju.

Rama: Dakord

Studenti: Kemi paguar shumë herë më shumë për këtë, shumë herë më shumë. Madje gjyshi im ka vdekur në luftë, por gjithsesi për t'jua treguar. Ka rënë dëshmor, ka paguar me gjak për këto që po paguajmë ne. Babi im merr kredi për të paguar shtëpinë që gjyshi im e ka paguar me gjak. Nuk e di çfarë bëhet?

Rama: Do ta dorëzosh mikrofonin tani?

Studenti: Po patjetër, ju faleminderit.

Rama: Më bëri pyetje, do ti jap përgjigje. Së pasi njëherë, nëse gjyshi jot është dëshmor do t'i vinte shumë zor nga mënyra sesi flet ti. Si je edukuar? Mos u anko. Se po ankohet, thotë kaq edukatë kam. 

Prindërit jam i bindur që nuk të kanë edukuar kështu, jam i sigurt. Por nuk ka rëndësi. Rëndësi ka që ti thua atë që mendon. Ta thashë për gjë tjetër atë të gjyshit, nuk ta thashë për mënyrën si flet. Meqë t'i ke gjyshin, unë kam dajën, se dhe ai është vrarë në luftë, e mora përsipër të them se si njerëz që kemi lidhje direkte me dëshmorët duhet të jemi pak më të vëmendshëm kur i fyejmë me qiqrat në hell që kërkojmë. 

E dyta ti ke dëgjuar Saliun dhe të tjerë që të kanë thënë ty se unë kam deklaruar 2000 euro. Dakord. Është një gënjeshtër. Unë asnjëherë nuk e kam kthyer në debat këtë gjë sepse mendoj se kaq shumë akuza e shpifje sa bëhen këtu nëse do t'i hyj ti përgjigjem çdonjërës do merrem vetëm me këtë punë, po kam shumë gjëra të rëndësishme për të bërë. 

Këto që po të them janë të shkruara në gjithë deklaratat e mia të pasurisë. Unë kam qenë emigrant dhe si të gjithë emigrantët e tjerë kam bërë edhe unë pjesën time të sakrificave në emigracion.

E treta mos u bëj Saliu të keqen vëllai. Në Vlorë mund të pranojmë ti nxjerrim sytë njëri tjetrit, por tia nxjerri sytë të bregut këtu. Me mua lufto sa të duash dhe vetëm shëndet të bëhet por mos u bëj si Saliu. Mos e tepro!

Për më shumë se tre orë Kryeministri Edi Rama ishte paraditen e sotme, para studentëve të universitetit të Vlorës për të diskutuar me ta lidhur me 8 kërkesat që kërkojnë t'i plotësohen dhe për të cilën sot janë në ditën e 15-të të tyre. 






/Ora News.tv/