Rama e mbron serish: Taulanti ne komisariat aq sa Saliu ka qene në Hollivud

Rama e mbron serish: Taulanti ne komisariat aq sa Saliu ka qene në Hollivud

Për herë të dytë në pak ditë Kryeministri Edi Rama i del në mbrojtje Taulant Ballës.

Përmes një postimi në Twitter Rama e quan të pavërtetë akuzën e opozitës se kryetari i grupit parlamentar socialist ka qenë në komisariatin e Fushë Krujës për ti bërë presion nënoficerit Emiljano Nuhu lidhur me djalin e deputetit socialist Rrahman Rraja. 

"Nëse Taulant Balla ka qenë në komisariat me armë, Lulzim Basha ka qenë në pushtet me votë dhe Saliu ka qenë në Hollivud për të luajtur Pretty Woman. Paketa Antishpifje e vetmja mënyrë që ky karagjozllëk i madh politik e mediatik të mos kthehet në një normalitet të turpshëm" shkruan Rama ne Twitter.


EMISIONET