Rama drejt Brukselit, takohet me Ursula von der Leyen për Konferencën e Donatorëve

Rama drejt Brukselit, takohet me Ursula von der Leyen për Konferencën

Pas vizitës në Berlin dhe takimit me kancelaren gjermane, kryeministri Edi Rama ka fluturuar sot drejt Brukselit, ku do të takohet me Presidenten e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, për Konferencën e Donatorëve, që do të mbahet në 17 shkurt nën kujdesin e saj.

Ndërkohë ditën e nesërme do të jenë në selinë e NATO-s në cilësinë e Kryetarit të OSBE-së, ku do të takohet me Sekretarin e Përgjithshëm, Jens Stoltenberg, si edhe me Këshillin e Atlantikut të Veriut.

Gjatë udhëtimit për në Bruksel, Rama ka dhënë edhe lajmin e mirë sa i takon njohjes së patentave në shtetin fqinj Greqi.

Rama thotë se është njoftuar dje nga qeveria greke se në javët në vijim do të hyjë në procedurën e parlamentit të Greqisë njohja e patentave shqiptare të drejtimit, siç është dakordësuar në tryezën e dialogut mes dy shteteve tona.


EMISIONET