Rama do pushtet absolut më 30 qershor, përpiqet të bëjë diversion mes opozitës

Rama do pushtet absolut më 30 qershor, përpiqet të bëjë

Ndryshe nga gjuha e ashpër që zgjodhi nga Shkodra një ditë më parë kryeministri Edi Rama me mbështetësit në Elbasan përsëriti ftesën për kryetarin demokrat Lulzim Basha siç tha ai për të gjetur një zgjidhje për krizën politike. Ndoshta në një përpjekje diversioni brenda opozitës ai tha se ajo që e pengon të ulet në bisedime është kryetarja e LSi-së, Monika Kryemadhi

Edi Rama: "U nisën për të më rrëzuar mua, rrëzuan Myslim Murrizin!.. U detyrova të rri me atë (Bashën) se desha me e fut në zgjedhje. Tani ai do prapë që unë të shkoj të rri me të. Po kam unë kohë të shkoj të rri me të. Ore unë mund të merrem prapë por nuk e lë fallxhorja sepse tani janë bërë dy.  Ore unë i them hajde mo vëlla por ajo i thotë jo, jo edhe pak, se këtu tek filxhani je, ja po bie dhe loja po ngrihet edhe pak se kam pa helm përmbys. Pij edhe një pij edhe një e mbyti e shkatërroi.  Është rrit konsumi i kafes turke në të gjithë zonën e SHQUP. Pyeti ato që rrinë atje, pjek kafe fut filxhan.. shoh një pemë këtu ai po bie edhe hipin nëpër pemë. .. Është fut dhe partia e Saliut .i thotë futi ti po na ra Luli nga pema të kemi ty.." 

Por paralelisht me ftesën Rama jo vetëm që nuk la hapësira për të vënë në pikëpyetje ditën e zgjedhjeve në një deklaratë që do ta kishte zili edhe ndonjë ballkanas tjetër i njohur për pushtetin absolut ai tha se PS do ti fitoj të 61 bashkitë 

 Edi Rama: Ne nuk jemi parti rrugore. Dhe më 30 qershor do të marrim pjesë në zgjedhje dhe do të fitojmë të gjitha bashkitë. Nga Kukësi në Skrapar, nga Durrësi në Korçë, e me radhë. Dikush do të thotë po si të marrë të gjitha bashkitë. Po! Të gjitha do i marrim, sepse kudo ne mund të bëjmë më shumë për njerëzit, e sidomos aty ku deri sot kanë qeverisur ata. Më tregoni një qytet që kanë qeverisur ata dhe është transformuar si Tirana, Durrësi, Elbasani, Vlora ..

Kreu i qeverisë tha se kandidati Gledian Llatja do të bëjë më shumë nga çfarë është bërë në qytetin e Elbasanit.

"Më 30 qershor në këtë shesh do të bëhet një festë e madhe i gjithë Elbasani do falenderojë Qazim Sejdinin dhe do i japë bekimin votës dhe fitores pasardhësit të tij Gledit. Duke uruar që të vazhdojë në atë rrugë dhe të bëjë edhe më shumë"

Edhe ky takim, si ai i Shkodrës, dje, u parapri nga një protestë, e cila degjerenoi në fyerje dhe përplasje mes ish-deputetëve të PD, mbështetësve të kësaj force politike dhe policisë, çka e ka detyruar Ramën të kalojë vetëm pas ndërhyrjes të efektivëve të policisë. 

"Ata që nuk dalin dot kampionë kanë zgjedhur rrugën të dalin nga stadiumi e thonë ose dilni nga stadiumi dhe pastaj ta zgjedhim kush do hyjë në stadium. Jo kështu nuk ka. As mos kini merakun që do të bëjnë rrëmuja, makismumi është atë që bëri profesori (Flet për Edmond Spahon) sot për turpin e tij dhe të gjithë studentëve, që si profesor në ekonomi mund të ketë dhënë mësimet e duhura por si profesor në rrugë dha mësim të shëmtuar"

Një ditë më parë në Shkodër Rama zgjodhi një rruge alternative duke qënë se protestuesit ishin të vendosur për të mos e lejuar të kalojë.  



EMISIONET