Rama: Deri në fund të mandatit, të gjitha konviktet në Shqipëri të rindërtuara

Rama: Deri në fund të mandatit, të gjitha konviktet në

Kryeministri Rama, gjatë një takimi me studentët në Qytetin Studenti, tha se të gjitha konviktet në Shqipëri do rindërtohet brenda këtij mandati.

Edi Rama: "Besoj se deri në fund të këtij mandati të gjitha konviktet e Shqipërisë do jenë rindërtuar. Ndërkohë për pjesën e brendshmeve të dhomave ndërhyrja do bëhet gjatë verës, normal nuk mund të ndërhyhet ndërkohë që jeni aty dhe kur të ktheheni do i keni dhomat me të njëjtin standard siç janë mjediset e përbashkëta. Ndërkohë ne do vazhdojmë me punimet e tjera."

Ndërsa kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj tha se deri në fund të verës do jenë përfunduar punimet në të gjitha konviktet në Qytetin Studenti.

Erion Veliaj: "Kanë përfunduar tre deri tani. Ndërkohë kemi në proces 11 dhe pritet të fillohet puna në 5 të tjera. Për Qytetin Studenti para verës do kenë filluar të 5-ta dhe në fund të verës do kenë mbaruar të gjitha."

EMISIONET