Drejtësia, Rama: "Të gjithë djajtë janë këtu", Basha: Çdo ndryshim kushtetues nga ky parlament, i paligjshëm

Drejtësia, Rama: "Të gjithë djajtë janë

Kryeministri Edi Rama ka mbështetur ambasadoren e ShBA, Yuri Kim për reformën në drejtësi.

Në twitter, Rama shkruan një thënie të Shekspirit: "Ferri është bosh. Të gjithë djajtë janë këtu"

Ndërkohë, po në këtë postim të Kim, ka reaguar edhe kreu i PD-së Basha që shkruan se Çdo ndryshim kushtetues ose ligjor në lidhje me reformën në drejtësi nga parlamenti aktual është i paligjshëm.

“Çdo ndryshim kushtetues ose ligjor në lidhje me reformën në drejtësi nga parlamenti aktual është i paligjshëm. Ndryshime të tilla u shërbejnë vetëm atyre që përdorin fuqinë e tyre për të shtrembëruar dhe minuar reformën dhe për të kontrolluar e kapur politikisht sistemin e drejtësisë.”

Ambasadorja Yuri Kim u shpreh se thathethemet për një marrëveshje të për të vrarë reformën në drejtësi të mos jenë të vërteta. 

"Shpresoj të mos ketë asgjë të vërtetë për thashethemet për një marrëveshje në të fshehtë për të vrarë reformën në drejtësi në Shqipëri. Reforma është e dhimbshme, e ngadaltë dhe e papërsosur, por është e nevojshme, progresi duhet të vazhdojë.'

EMISIONET