Rama citon fjalët e profetit: Nëse epidemia vjen aty ku jeni mos lëvizni

Rama citon fjalët e profetit: Nëse epidemia vjen aty ku jeni mos

Kryeministri Edi Rama ka pritur në një takim përfaqësuesit e komuniteteve ndërkombëtare. Gjatë bashkëbisedimit, Rama ka cituar fjalët e profetit, i cili thotë që "Mos shkoni atje ku ka epidemi, por nëse epidemia vjen aty ku jeni mos lëvizni".

Edi Rama: Gjëja më e thjeshtë, më e saktë, më e bukur që mund të lexosh për të marrë ato këshillat për epideminë janë fjalët e profetit: Mos shkoni atje ku ka epidemi, por nëse epidemia vjen aty ku jeni mos lëvizni. Është thelbi. Realisht gjërat që njerëzit duhet t bëjnë është që kush ka ardhur nga zonat e prekura duhet të vetëkarantinohet, mund të mos ketë asnjë shenjë por duhet të rrijë 2 javë. Kush nuk ka shenja nuk ka nevojë të karantinohet sepse nuk është e thënë që të ketë korona. Gjëja që duhet përsëritur është që më të kërcënuarit janë të mëshuarit dhe të sëmurët.

Rama kërkoi që në aktivitetet fetare me grumbullime njerëzish të përçohen rregullat e parandalimit të koronavirusit.

Kryeministri shpjegoi se vendimi për mbylljen e shkollave lidhet me trasnmetueshmërinë sesa me rrezikun direkt me fëmijët.

Edi Rama:  Më shumë ka lidhje me transmetueshmërinë sesa me rrezikun për vetë fëmijët apo të rinjtë.

Kryeministri bëri thirrje edhe për çdo lloj alarmi

Edi Rama: Sot po më thoshin se kishin shkuar nëpër supermarkete për të blerë ushqime, por nuk duhet kaluar fare në këto.

Kryeministri i kërkoi krerëve të komuniteteve fetare të shpërndajnë mesazhe informuese dhe orientuese për besimtarët me qëllim shmangien e rrezikut nga koronavirusi.

Lexoni ketu te gjitha lajmet : Shqiperi, konfirmohen dy raste me koronavirus, mbyllen shkollet. Klikoni ketu per te githa te rejat

EMISIONET