Rama bind lezhjanët të lënë shtëpitë e dëmtuara: Shkoni në hotel, me jepni kohë se s'kam shkop magjik

Qytetarët që u janë dëmtuar banesat nga tërmeti po bëjnë rezistencë për zhvendosjen e tyre.

Ata kërkojnë zgjidhje afatgjatë, duke refuzuar zgjidhjet afatshkurta me akomodim në hotele.

I gjithë shqetësimi i tyre është se çdo të ndodhë pas largimit nga hoteli.

Me këtë situatë u përball dhe vetë Rama me qytetarët në lagjen "Besëlidhja" e Lezhës, ku shoqërohet nga zëvendëskryeministri Braçe dhe kryebashkiaku Pjerin Ndreu.

Rama: Me dalë me i vu gjoksin tërmetit jam gati t'ja vë, por a e mbaj dot. Ti marrim gjërat me radhë.Merre vajzën dhe me gjithë makinë dhe do shkosh në hotel dhe mbyllet ky stres.

Banori: Punonjësit e bashkisë na thanë se pallati është i pabanueshëm, si të veprojmë ne?

Rama: Në hotel. Patjetër do të dalësh përjashtë. Ata mund të vonohen për shiritin por ti bën mirë të mos vonohesh për kokën. Do shkosh bashkë me familjen në hotel. Na duhet kohë zotëri. Nuk i bëjmë dot të gjithë përnjëherë. Përnjëherë bëhet vetëm shkatërrimi dhe për 10 sekonda fuqia e tërmetit mbaron punë. Për të ndërtuar duhen shumë gjëra, shumë durim, shumë kohë dhe këmbëngulje. Nuk po ju them shkoni në hotel dhe unë po iki.

Banori: Ku të ikim pas hotelit?

Rama: Ti ke hall se unë po vdes pas një jave, iki dhe të harroj ty?Nëse do të vdes nuk të ndihmoj dot, po isha gjallë dhe po isha në këtë detyrë unë nuk do të lë atje. Po do të shkosh atje si fillim se ku do të të çoj.


EMISIONET