Rama bën premtimin: Brenda mandatit rindërtojmë të gjitha konviktet e studentëve

Rama bën premtimin: Brenda mandatit rindërtojmë të gjitha

Përmirësimi i infrastrukturës në konvikte ishte një nga 8 kërkesat e studentëve. Kryeministri Rama në një dalje për mediat, tha se qeveria ka parashikuar në buxhet 3 milion dollarë shtesë për investimet në infrastrukturën e konvikteve.

Teksa prezantoi edhe projekte në bashkëpunim me qeverinë gjermane dhe atë turke, Kryeministri garantoi se brenda këtij mandati të gjithë konviktet e Republikës së Shqipërisë do të jenë të rindërtuara.

Rama: Aktualisht funksionojnë tetë shoqëri për akomodimin e studentëve, tre në Tiranë, pesë të tjera në Vlorë, Shkodër, Elbasan, Gjirokastër dhe Korçë.

Marrin mbështetje buxhetore nga shteti dhe në të njëtën kohë janë shoqëri që kanë nevojë për një reformim të thellë, gjë për të cilën ne po punojmë.

Ajo që është e rëndësishme, është që me aktin normativ të buxhetit janë 3 milion dollarë shtesë për investimet në infrastrukturën e konvikteve, po ashtu është duke u negociuar dhe praktikisht kemi marrë miratimin në parim për një projekt të dytë me vlerë 27 milion euro, nga të cilat 20 milion janë kredi me interesa të arsyeshme dhe 7 milion euro janë grant nga qeveria gjermane dhe që i shtohet dhe fazës së parë të projektit që tanimë ka filluar të zbatohet.

Ndërkohë agjencia e zhvillimit turk ka ardhur dhe ajo dhe ka filluar punën në Qytetin Studenti dhe do të jetë pjesë e programit. Ka filluar gjithë procesi i bisedimeve me agjenci të tjera mbështetëse ndërkombëtare. Ajo çka është pak por e sigurtë, brenda këtij mandati të gjithë konviktet e Republikës së Shqipërisë do të jenë të rindërtuara.


EMISIONET