Rama batuta dhe ironi me protestuesit e opozitës: Po në pemë përse hipin?!

Rama batuta dhe ironi me protestuesit e opozitës: Po në pemë

Gjatë takimit në Durrës, kryeministri Edi Rama ka shigjetur opozitën dhe protestat që ata zhvillojnë. Ai nuk ka kursyer as batutat dhe ironitë.

Rama: Ka shumë që i votojnë për inerci. Hajde - thonë - se nuk më shohin dot mua. Këta nuk duan, as shumë të gjatë, as shumë të shkurtër, as kështu, as ashtu, as me zgjedhje, as me reformë, as me fjalë. Këta e duan me gurë, me vezë, me bojë, me të shara, me luftë, nuk e di. Kanë gjetur dhe kapsollat. Mund të rrijë opozita me kapsolla? Hidh këtej dhe hidh andej. Po kur hipin nëpër pemë i keni parë? Po në pemë pse hipin. Detyrohet bashkia të lyej shtyllat me graso se vjen opozita dhe hipën nëpër shtylla. Ku shkojnë? Se mirë, të hipte Monika e kuptoj po këta të tjerët çfarë bëjnë nëpër pemë? Nëpër pisha? Mirëpo hipin ca, ca të tjerë poshtë, “jepi, jepi”. Ca ti japi? Ku të shkojë? Thashë se po na bie ndonjëri ndonjë ditë e po thonë ja, ka mbjellë pemë të thyera Erjon Veliaj.

EMISIONET