Rama: 30 qershori, mesazh për karnavalet që u mblodhën sot në Presidencën e revolucionit imagjinar

Rama: 30 qershori, mesazh për karnavalet që u mblodhën sot

Kryeministri Edi Rama në takimin përmbyllës elektoral, nga Fieri tha se zgjedhjet e 30 qershorit do të jenë një mesazh, për ata që ai i quajti karnavale politike, opozitën dhe presidentin.

Edi Rama: 

Edhe këtu në Fier, njësoj si në disa bashki të tjera, më duhet të them se kam qënë i pranishëm në takimet elektorale të PS qysh në zgjedhjet vendore 2007. Gjithmonë ka qënë kënaqësi, gjithmonë ka qënë një vizitë në një burim të madh energjishë. Por tani që e shoh të gjithë praninë tuaj asnjëherë nuk e kam parë një takim kaq masiv sa këtë herë. Besoj se ka arsyeje të forta për këtë prani. Nga njëra anë arsyeja është puna e palodhur dhe veprat e pamohueshme dhe realiteti në këtë bashki të re, falë punës së Armandos. Dhe besoj se arsyeja e tjetër e fortë është se tani më, populli dhe ju që jeni këtu, e ka kuptuar se me 30 qershor nuk janë thjeshtë zgjedhje vendore, por është momenti që populli t'i jap një mësim shembullor karnavaleve  në presidencën e kthyer në seli të revolucionit imagjinar."

EMISIONET