Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiç, i cili ka shuar institucionet e Kosovës në veri, në një konferencë me gazetarët në veri të Mitrovicës, të dielën, ka thenë se deputetët e Listës Serbe në Kuvendin e Kosovës do të qendrojnë në ndërtesën e Kuvendit deri të hënën, “derisa sa të arrijë komesari Johannes Hahn”.

Mitrovicë. Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiç, i cili deri para pesë ditësh ishte kryetar i Mitrovicës së veriut dhe i cili që nga atëherë ka shuar të gjitha institucionet e shtetit të Kosovës në veri, ka lavdëruar deputetët serbë në Kuvendin e Kosovës që janë ngujuar në ambijentet e Kuvendit dhe presin deri sa të arrijë komesari Johannes Hahn, të hënën. Ai ka mbajtur një konferencë me gazetarë, të dielën, në të cilën tha se gjoja për shkuarjen e deputetëve serbë në ambijentet e Kuvendit dhe mbylljen e tyre në zyren e Listës Serbe, ka dëgjuar derisa ndodhej në mbledhjen e të ashquajtur Shtab i Krizës, të cilin e përbëjnë kryetarët e dorëhequr të komunave të veriut, kryesuesit e kuvendeve komunale dhe përfaqësues të “Srpska”-s.

“Përfaqësuesit e Listës Serbe në Kuvendin e Kosovës nuk do të dalin nga aty deri sa të takohen me komesarin Johannes Hahn, i cili vjenë në Prishtinë nesër (e hënë). Përfaqësuesit legjitim të popullit serb do ta njoftojnë komesarin  dhe Evropen për veprimet e Prishtinë që çojnë në katastrofë humanitare dhe që janë drejtuar kundër popullit serb. Pra, përfaqësuesit tanë janë sot (e diele) në Prishtinë dhe ligjërisht dhe në mënyrë demokratike do të luftojnë që fëmijët tanë të kenë të drejtën e të jetuarit, të drejtën në ushqim, të drejtën në të ardhmën e tyre”, ka thenë Rakiç, i cili ka shtuar se në emër të popullit serb u ofron mbështetje deputetëve serbë.

“Gjithë populli serb është dhe do të jetë përkrah deputetëve të cilët luftojnë për të ardhmën tone, e kjo luftë e tyre, demokratike, e qetë dhe legjitimen për ne do të thotë jetë. Pra mesazhi që vjen nga Prishtina nga deputetët tanë është se do të j enë atje derisa të takohen me komesarin Hahn, të cilit do t’ia përserisin edhe një herë veprimtet antiserbe të Prishtinës të drejtuara kundër gjithë popullit serb. Pra i gjithë populli serbë është përkrah tyre e edhe ne do të jemi përkrah tyre dhe u them që të qendrojnë në këtë luftë, sepse ajo është luftë për jetë”, ka thenë Rakiç, i cili ka ripërseritur se deputetët serbë do të flenë në Kuvendin e Kosovës dhe do ta presin atje komesarin Hahn, të hënën.

Në anën tjetër, homologu i Rakiçit nga Zubin Potoku, Stevan Vulloviç, anëtar i kryesis së “Srpska”-s, ka njoftuar se i ka shuar të gjitha institucionet e Prishtinës në Zubin Potok, edhe derisa ishte kryetar i të ashquajtur Organ i Përkohshëm (komunë paralele e instaluar nga Qeveria e Serbisë) dhe derisa ishte kryetar i komunës së Zubin Potokut me sistemin kosovar dhe tani në këtë komunë funksionojnë vetëm institucionet e Republikës së Serbisë.

“Zubin Potoku absolutisht është mjedis serb në të gjitha mënyrat. Mos ndoshta në Prishtinë po mendojnë se mund ta shuajnë jetën në këtë pjesë. Sado që ata (shqiptarët) do t’i mbyllin rrugët, ne do t’i hapim ato alternative”, ka thenë mes tjerash Vulloviç. /Zeri/

/Ora News.tv/