E ardhmja e Zlatan Ibrahimoviç është ende një enigmë.

Shumë skuadra kërkojnë shërbimet e 38-vjeçarit, por menaxheri i famshëm, Mino Raiola vijon ta bëj situatën akoma dhe më të ndërlikuar. Në një intervistë për "Gazzetta dello Sport", 52-vjeçari ka pohuar edhe njëherë se janë të lirë të zgjedhin cilëndo skuadër, me 3 ekipet e Seria A që presin ende përgjigje.

"Aktualisht jemi njerëz të lirë.  Nuk dua ta ç'ekuilibroj veten, por do të shohim se çfarë do të ndodh. Sigurisht, nëse kthehemi në Seria A, do të shtohen tifozët, teknika dhe golat spektakolare, të cilët do të ndezin çdo fundjavë. Por, nuk përjashtohet as tërheqja edhe pse Ibrahimovic ndihet ende shumë mirë. Milani, Napoli dhe Bolonga po presin një përgjigje, e cila do të vij në ditët e ardhshme," përfundoi italiani.

Një sinjal që tregon se fati i Ibrahimovic është vendosur tashmë. Gjiganti suedez po tenton të firmos për herë të pestë në karrierë me një skuadër italiane, pas eksperiencave me Juventusin, Interin dhe dy herë me Milanin.

/Ora News.tv/