Ndryshimi i temperaturave ka sjellë shfaqjen e virozave të stinës. Më të prekurit janë të vegjëlit, të cilët kanë mbushur Pediatritë e vendit.

Mjekët flasin për një situatë jo alarmante, por të ndikuar nga stina ku sapo jemi futur.

Edhe pse çdo vit mjekët e Pediatrisë u sugjerojnë prindërve që të drejtohen te mjeku i familjes fillimisht, në urgjencën e QSUT-së ka radhë të gjata pothuajse çdo ditë.

Për RTV Ora prindërit shprehen këto lloj virozash kanë zgjatur deri në katër ditë dhe janë shoqëruar me temperaturë të lartë.

"Me temperaturë 39, ka 24 orë  me tempaturë. I vjen të vjellë, por nuk e nxjerr dot se nuk ka ngrënë asgjë".

Në fazën e parë të sëmundjes, fëmijët duhet ta kalojnë me të ngrohta apo dhënien e vitaminave që rrisin imunitetin.

/Ora News.tv/