Ra në koma pas goditjes që mori në kokë gjatë ndeshjes, vdes boksieri

Ra në koma pas goditjes që mori në kokë gjatë ndeshjes,

Boksieri Patrick Day ka vdekur katër ditë pasi pësoi një dëmtim të trurit gjatë ndeshjes me Charles Conwell.

Amerikani ra në gjendje kome të shtunën pasi ra në ring pas një goditje nga kundërshtari i tij në raundin e 10-të të ndeshjes që po zhvillohej në Çikago.

Day u nda nga jeta në moshën 27-vjeçare të mërkurën i rrethuar nga familja e tij, miqtë dhe anëtarët e ekipit.

“Ai ishte një djalë, vëlla dhe mik i mirë për shumë njerëz,”-u tha në deklaratë. "Mirësia, pozitiviteti dhe bujaria e tij i bënë përshtypje të gjithëve atyre që e takuan."

Day ra në gjendje kome pasi pësoi një dëmtim serioz në kokë pas një knockout. Ai u mor nga ringu dhe u dërgua në spital ku pas operacionit urgjent ra në gjendje kome.

“Ai nuk kishte nevojë të bënte boks. Vinte nga një familje e mirë, ishte i zgjuar, i shkolluar dhe kishte mundësi të tjera në dispozicionin për të siguruar jetesën. E zgjodhi boksin duke i ditur rreziqet me të cilat përballet çdo luftëtar kur futet në ring. Boksi ishte ajo që Pat pëlqente të bënte,”-shtoi deklarata.

Kundërshtari i tij amerikan Conwell, 21 vjeç, shkroi një letër emocionuese për Day pas ndeshjes.

"Kurrë nuk e mendova që kjo të të ndodhte, gjithçka që doja ishte të fitoja,"-tha ai. "Nëse do të mund t'i ktheja të gjitha, unë do ta bëja. Askush nuk e meriton që t'u ndodhë atyre".

Lexoni për më shumë: U godit në kokë nga kundërshtari, bie në koma boksieri 

EMISIONET