Ra ky mort i paralajmëruar

Ra ky mort i paralajmëruar

Lëkundjet sizmike janë fenomene natyrore që nuk mund të parandalohen, por çfarë mund të minimizohen dhe një një fare mase të parandalohen janë pasojat që ato sjellin. Dhe pikërisht kjo ndodh në shtetet më të zhvilluara të botës.

Në rastin e tërmetit të datës 26 nëntor në Durrës, por edhe në raste të tjera para tij, pasojat kanë qënë më katastrofike, si rezultat i papërgjegjshmërisë së shtetit dhe korrupsionit instritucional që ai ka lejuar dhe nxitur në sjelljen ndaj natyrës dhe mënyrës së ndërtimeve, dhe jo vetëm.

Ndërtimet vend e pa vend, pa studime sizmiologjike të tokave ku ndërtohet, pa parametra teknikë dhe urbanistikë, pa kontrolle teknike, apo më saktë, të gjitha këto mekanizma kanë funksionuar për pasurimin e zyrtarëve të administartave shtetërore të radhës, pra korrupsion administrativ nga lart-poshtë dhe nga poshtë-lart. Kjo grykësi e injorancës shtetërore dhe vulgut pa ndërgjegje dhe pa frikë ligji, pasi kjo kalohet nëpëmjet ryshfeteve të zyrtarëve me urra - burra të shoqërisë si në gjithçka, me një “o me ç’ja q... nonën”, ka sjellë pasojat e tragjedisë së 26 nëntorit që mund të ishin evituar po të kishim funksionuar si një shtet me rregulla dhe ligje.

Po të kishim një shtet ligjor që funksionon me zyrtarë të përgjegjshëm dhe jo me hajdutë ordinerë për zarfet nën tavolinë nuk do të kishim  këtë tragjedi njerëzore nga ky fenomen natyror. Me parametrat e ndërtimeve të rregullta, godinat në Durrës e rrethet e tij që njhet si zonë siszmologjike, duhet t’i rezistojnë magnitudës 6.5. Sipas gjitha verifikimeve të specialistëve godinat ku janë shkaktuar dhe viktimat, janë ndërtime në toka jo të lejuara për ndërtime, jashtë kushteve teknike dhe urbane, pa respektuar hapsirat.

Viktimat më të mëdha janë në Durrës dhe Thumanë. Para tërmetit 17 pallate ku u shkaktuan viktimat më të mëdha ishin shpallur të pabanueshme dhe 9 prej tyre u rrënuan nga tërmeti. Papërgjegjshmëri e institucioneve përkatëse vëndase për ti siguruar banorët dhe nxjerrë jashtë nga shtëpitë e pabanueshmë. Papërgjegjsmëri e vetë banorëve.

Si mund të ndërtohet një qytet në kënetë?! Pikërisht në zonën e kënetës janë viktimat më të mëdha. Kush i ka lejuar këto ndërtime?! Cilat janë firmat e ndërtimit?! Kush janë zyrtarët shtetërorë që kanë dhënë lejet e ndërtimit?! Kush janë kontrollorët shtetërorë të zbatimit teknik dhe ciliësisë së ndërtimit?! Kush janë ata që kanë bërë legalizimin e këtyre banesave?! Kush ka dhënë liçencat e ndërtimit?! Kush i ka privatizuar këto prona dhe si?! Kush janë gjyqtarët që kanë ligjëruar këto prona dhe si?! Përse mungon fondi i emergjencave shtetërore?! Përse Forcat e Armatosura, Ushtria dhe Brigadat e Mrojtjes rajonale ishin në atë gjendje të mjerë, sa as gërshërë për prerjen e hekurave dhe as doreza nuk kishin?! Shteti amë 107 vjeçar, u duk para Trupave Operacionale të Kosovës shtet i pavarur tash 11 vjet, shtet ZULU.  Përse paralajmërimeve prej tre muajsh nuk i vuri veshin njeri por qeveritaret talleshin dhe lakejtë e tyre u mbanin iso. Të gjitha këto këkojnë jo vetëm përgjigje një për një, por edhe ndëshkim ligjor një për një, sipas dëmit dhe jetëtëve të humbura. A DO TË NDODHË?!

Po të reflektojmë duke u ndaluar një moment, do të kuptojmë se kjo ishte një tragjedi e paralajmëruar. Shteti është kryesori, të gjitha qeveritë me administratat përkatëse që nga 1990, janë përgjegjës për katastrofën urbane dhe mjedisore që kanë lejuar si korrupsion i mirë organizuar shtetëror. Gjithashtu vetë shoqëria si apatike dhe papërgjegjëshme, jo vetëm për komunitetin por edhe vetë jetët e tyre. A do të mësojnë shqiptarët?!

Ndërgjegja është 10 përqind në çdo shoqëri, ligji është rregullatori i shoqërisë. Në një vend ku ligjin historikisht e kanë bërë cubat dhe kriminelët, nuk mund të ketë rregullator shoqëror dhe edukim ligjor. Shqipëria jeton sot në gjëndjen e “shtetit të natyrës” (nature state), ku si mbas Thomas Hobs, është pa qeveri, pa civilizim, pa ligje, ku nuk ka fuqi ligjore për të ndaluar egërsinë e natyrës njerzore. Këto lloj shoqërish kanë një jetë banale nën sundimin e fuqisë kafshërore si instinkte të ekzistencës, pa moral si shoqëri të civilizuara e me kode.

Dhe për sa kohë do të vazhdojnë shqiptarët kështu në mosndëshkueshmërinë e së keqes si precedent i mospërsëritjes?! Pas kalimit të këtij morti të paralajmëruar, besoj së shteti, media, shoqëria do t’i thërrasin ndërgjegjes dhe të fillojë ndëshkimi, jo vëtëm për këtë tragjedi të paralajmëruar, por për të gjithë katrahurën shtetërore, politike, shoqërore të sistemit shkollor, të ekonomisë që i kanë shkaktuar vendit vetë shqiptarët, dhe ky është tërmeti më i tmerrshëm që i është bërë vendit.

EMISIONET