R Kelly dhe shtëpia diskografike RCA, në pronësi të Sony i kanë dhënë fund marrëdhënies së tyre të punës.

Prishja e kontratës vjen pas akuzave të shumta ndaj këngëtarit për abuzim seksual të grave dhe vajzave të mitura. Por fituesi i Grammy i ka mohuar të gjitha akuzat ndaj tij.

Akuzat ishin subjekt i një dokumentari, Surviving R Kelly, që u publikua më parë këtë muaj.

Dokumentari me 6 pjesë u përqëndrua tek gratë që akuzojnë 50-vjeçarin për sjellje të pahijshme seksuale përgjatë viteve.

Gjithashtu u detajua marrëdhënia midis R Kelly dhe këngëtares së ndjerë Aaliyah. Ata u martuan kur ylli R&B ishte vetëm 27-vjeç dhe Aaliyah 15-vjeç.

Pavarësisht se ishte një nga artistët më të suksesshëm të R&B në histori, Kelly u rrënua nga akuzat për sjellje të keqe seksuale që nga vitet 1990.

Në vitin 2008, ai u përball me akuzat se realizoi një video me përmbajtje seksuale me një femër nën moshë, por u shpall i pafajshëm.

Në korrik 2018, R Kelly publikoi një këngë 19 minutëshe 'I Admit', që iu përgjigj akuzave.

Ai tha se video është regjistruar fshehurazi, por mohoi pretendimet për pedofili dhe seks jo konsensual.

/Ora News.tv/