R Kelly në burg për abuzime seksuale, 1 milionë dollarë për lirim me kusht

R Kelly në burg për abuzime seksuale, 1 milionë dollarë

Një gjyqtar në SHBA ka vendosur që R Kelly të lirohet me kusht duke paguar një shumë prej 1 milionë dollarë. Këngëtari u arrestua pasi akuzohet për abuzimin seksual të katër femrave, përfshirë tre të mitura.

Ylli i R & B, emri i vërtetë i të cilit është Robert Sylvester Kelly, po përballet me pretendime për abuzime seksuale, që mendohet se kanë ndodhur përgjatë disa dekadave.

Ai ka mohuar çdo akuzë të bërë ndaj tij.

Të premten u lëshua një urdhër arresti ndaj tij. Megjithëse për lirimin me kusht të R Kelly u caktua 1 milion dollarë, ai do të duhet të paguajë vetëm 100 mijë dollar për të siguruar daljen nga burgu.

R Kelly është urdhëruar të dorëzojë pasaportën e tij dhe të mos ketë kontakte me asnjë njeri nën moshën 18 vjeç.

Arrestimi i 52 vjeçarit erdhi pas transmetimit të një dokumetari të quajtur Surviving R Kelly. Në dokumentar u dhanë dëshmi të shumë grave që e akuzonin për abuzim seksual përgjatë disa dekadave, përfshirë edhe ish gruan e tij.

Kelly u paraqit në gjykatë të shtunën pasdite dhe përballet me 10 akuza për abuzime seksuale.

Prokurorët thanë se një nga rastet lidhet me disa pamje që tregojnë se Kelly u përfshi në marrëdhënie seksuale me një vajzë 14-vjeçare, sipas Associated Press.



EMISIONET