"Qyteti është paksa i boshatisur", tranjeri shqiptar tregon çfarë po ndodh në Kinë nga koronavirusi

Koronavirusi ka ndalur festimet për Vitin e Ri Hënor për dhjetëra miliona kinezë.

Ergys Luga, i cili  ndodhet prej dy muajsh në qytetin Shenzhen në Kinën Jugore si trajner i klubit të futbollit të këtij qyteti në një lidhje me skype për Rtv Ora  tha se "15 persona kanë dalë pozitiv ndaj virusit. Epidemia nuk është aq e përhapur sa në vendet e tjera. Njerëzit dalin me maska sigurisht".

Qyteti është në kufi të Hong Kongut. Luga tha se edhe për shkak të pushimeve, qyteti është disi i boshatisur pasi shumë njerëz që punojnë atje janë larguar drejt vendeve të tyre të lindjes.

"Qyteti është paska i boshatisur, njerëzit janë larguar sepse është Viti i Ri.Çdo person i nënshtrohet kontrollit. Kjo ka krijuar radhë. Njerëzit kanë filluar të ankohen".


Masat e sigurisë për të shmangur epideminë janë ekstreme.

"Edhe kur hyj në shtëpi forcat e sigurisë na bëjnë kontrollin e temperaturës. Është bërë dezinfektimi, ndihet era e klorit herë pas here".

Luga flet për rreth 250 shqiptarë që jetojnë në Kinë.

"Kam pasur komunikim me një mik shqiptar në Shqipëri. Është kthyer nga Kina para një jave. Janë rreth 250 shqiptarë që jetojnë në Kinë".

EMISIONET