Shpenzimet në vitin 2018 janë rritur me 3.5 për qind si pasojë e çmimeve ndërsa pagat pothuajse mbeten në vend. 

Sipas INSTAT një familje e përbërë mesatarisht nga 3,7 persona paguan 75.935 lekë në muaj. 

44% e të ardhurave vijojnë të përdoren për sigurimin e ushqimeve më të domosdoshme si qumësht, mish e vezë.

Interesant është fakti se gjatë vitit që lamë pas arsimit i është kushtuar më pak vëmendje dhe shpenzimet në kët zë janë ulur me rreth 20%. 

Qytetarët shprehen se e kanë të vështirë të përballojnë jetesën.

"Vetëm për të ngrënë. Ne jemi pensionistë dhe jemi në dorën e kalajamve" shprehen pensionistët.

Rritje të konsiderueshme ka pësuar grupi për blerje mobiliesh dhe elektroshtëpiake.

Rritje të shpenzimeve shqiptarët kanë pasur edhe për shëndetin ndërsa janë ulur ndjeshëm për restorante apo për argëtim e kulturë. 

Në vitin 2018, një familje në kryeqytet shpenzon për konsum mesatarisht 88.691 lekë në muaj. 

Qarqet me nivel më të ulët të shpenzimeve janë Dibra Elbasani e Gjirokastra.

Shpenzimet e  të ardhurave në familje

Ushqime                        44%

Ujë, energji                 10,5%

Transport                     6.8%

Mobilim, mirëmbajtje   5.8%

Veshje dhe këpucë       4.3 %

Shëndet                        4,2 %

/Ora News.tv/