Qokat e fundit ndaj Taos

Qokat e fundit ndaj Taos. Pata fatin e keq te degjoja intervistat e kandidateve per Kryetar te Komisionit te Prokurimit Publik. Dy fakte me bene pershtypje: 1) Pyetjet teknike ligjore te njohjes apo mosnjohjes se neneve te Ligjit te Prokurimit Publik (ne disa raste pyetje kurth) dhe 2) Mungese totale e diskutimit mbi vizionin e kandidateve ne funksionin e Kryetarit te KPP. 

Qe ky Parlament ka marre fund kjo as qe diskutohet me, por qe Komisionet perkatese e aq me keq akoma, qe Komisioni i Ligjeve te noterizoje kandidatura te paligjshme ne nje detyre kaq te rendesishme, nuk ma merrte mendja. Po si more te nderuar Deputete (te mazhorances dhe jo te opozites imagjinare parlamentare) nuk nxoret gjysem fjale per faktin se kandidati kryesor - Jonaid Myzyri, qe Ju e dini shume mire qe do zgjidhet Kryetar nuk ploteson kriterin ligjor te vjetersise 8-vjet per te qene kandidat, e le pastaj te zgjidhet Kryetar. Po si moj Znj. Hysi (ish pedagogia)ime u mjaftove me faktin se ky zoteria e ka mbaruar Universitetin ne vitin 2014, dhe sipas vetedeklarimit te tij paska deri ne vitin 2020, 8-vjet eksperience pune ???? Ku humbi skrupuloziteti Juaj ??? U tret ne acidin rilindas ?? 

Qe juristet nuk shkelqejne ne matematike dihet, por jo kaq rende ama. Po si moj Znj. Bushka pyet per procedurat emergjente kandidatin kryesor te KPP ???? Ca lidhje ka KPP me procedurat emergjente ???? Le pastaj Shameti me Finon, hidh e prit kova me internet. Po si nuk doli nje Parlamentar te pyesi kandidatin kryesor per vizionin e tij ne drejtimin e ketij Institucioni kaq te rendesishem ???? Ka vetem nje spjegim per kete sjellje Tuaj, Porosi partie- me sakte porosi e Taos. Turp turp turp. Paligjshmeria ne kete rast ka vene briret dhe po turret e terbuar mes Mazhorances me synimin e vetem: Kap ça te kapesh deri ne Prill. Ta gezosh Kryetarin e KPP Tao, por deri vitin tjt ama.



EMISIONET