Banka Qendrore e Qipros i lehtësoi disi kufizimet e vendosura pas marrëveshjes së dorëzanisë, duke lejuar përdorimin normal të kartave të kreditit dhe debitit për pagesat e brendshme. Limiti i shpenzimit të 5.000 eurove për person për blerje jashtë kufijve vazhdon megjithatë të mbetet në fuqi, me qëllimin që të frenohet rrjedhja e kapitalit. “Çdo ditë do të verifikojmë e do të përpiqemi të zbusim kontrollet për të garantuar sigurinë dhe stabilizimin e sistemit financiar qipriot”, thuhet në një deklaratë të bankës. Lëvizja e saj është thjesht një përpjekje për ta lehtësuar disi barrën e ekonomisë me bllokimin e daljes së parave nga ishulli. Tërheqjet e përditshme vazhdojnë të mbeten të kufizuara në 300 euro, konvertimi i çeqeve është i ndaluar dhe transaksionet e bizneseve nuk duhet të kapërcejnë 5.000 eurot në ditë. Kush largohet nga vendi nuk mund të marrë më shumë se 1.000 euro me vete.

/Ora News.tv/