Tre pacientë vdiqën pasi qindra avokatë sulmuan një spital në Lahore pas një mosmarrëveshje me mjekët.

Videot tregojnë avokatët që vrapojnë në repartet e spitalit kardiak dhe dhunojnë stafin e godasin pajisjet.

Mjekët dhe infermierët e fshehën duke lënë pacientët pa mbikëqyrje, përfshirë edhe ata në gjendje të rëndë për jetën.

Policia hodhi gaz lotsjellës për të shpërndarë turmat e avokatëve dhe 20 prej tyre u arrestuan.

U deshën më shumë se 2 orë për të rivendosur vendin.

Avokatët e ngritën në protesta me pretendimin e disa nga kolegët e tyre u keqtrajtuan nga stafi i spitalit muajin e kaluar.

Por shkaktari i fundit për dhunën ishte një video e postuar në mediat sociale nga një mjek mbrëmjen e së martës, ku tallej me avokatët.

Sipas administratorëve të spitalit, më shumë se 200 avokatë sulmuan në Institutin e Kardiologjisë Punjab mesditën e së mërkurës.

Avokatët u ndanë në grupe, duke sulmuar departamentet dhe repartet e ndryshme.

/Ora News.tv/