Qeveria zhvendoset të hënën në Gjirokastër

Qeveria zhvendoset të hënën  në Gjirokastër

Busti i Avni Rustemit u rikthye në qendër të Libohovës, ndërsa të hënën në bashkinë e vogël pritet të qëndrojë Kryeministrit Edi Rama për të inspektuar punimet për rivitalizimin e qendrës.

Projekti për shëtitoren dhe qendrën urbane fillimisht hasën në kontestime nga banorët e të cilët e panë si një zgjidhje jo harmonike me identitetin e pazarit të vjetër, por ndërsa Punimet vijojnë ministria e Kulturës, Mirela Kumbro thotë se edhe skepticizmi është shuar.

Kumbaro: Kritikat e para janë qetësuar dhe janë përbashkuar drejt përfundimit të projektit.

Ministrja Kumbaro ishte në Libohovë në kuadër të turit të llogaridhënies, ku banorët folën për probleme ende të pazgjidura prej pengesave që sipas tyre prodhon administrata, burokracia e korrupsioni.

Certifikatat e pronësisë mbi banesat dhe pronat ishin kryesore.

Kumbaro: Jo çdo sportel funksionon siç duhet. E pranojmë që ka korrupsion dhe zbarritje.

Kryeregjistruesi i Gjirokastrës, Florian Taçi tha se problemet që qytetarët ngrenë lidhen me problemet e përgjithshme të mbartura në zyrat e Hipotekave. me këto problematika justifikoi edhe vonesat

Taçi: Në gjendje kaotike si zyrë.

Kabineti i Qeverisë do të zhvendoset këtë fillim jave në qarkun e Gjirokastrës, ku do të mbahet mbledhja e këshillit të ministrave dhe procesi i llogaridhënies

EMISIONET