Qeveria ul taksën për makinat e luksit

Qeveria ul taksën për makinat e luksit

Pas ankesa për taksat e larta të automjeteve të luksit qeveria ka vendosur të bëjë një lehtësim të taksimit për vitin 2020. Drafti i paketës fiskale për vitin e ardhshëm nuk parashikon ndryshime konkrete por vetëm disa rregullime midis të cilave parashikohet që vlera e automjetit do të amortizohet çdo vit me 10% të vlerës së mbetur. Po ashtu në draft parashikohet edhe një ulje e tatim fitimit për industrinë automotive.

Pronarët e mjeteve të luksit do të paguajnë më pak taksa përgjatë vitit 2020. Me ndryshimet e propozuara në këtë projektligj synohet që vlera e automjetit do të amortizohet çdo vit me 10% të vlerës së mbetur.

Gjithashtu edhe pas amortizimit do të përcaktohet dhe vlera e shitjes. Ky propozim vjen si shkak i një numri të konsiderueshëm të kërkesë-padive në DPSHTRR në lidhje me vlerën e tregtimit të mjetit që sipas ankuesve duhet të ulet vit pas viti. "Automjet luksoz” konsiderohet autovetura deri në 6+1, e cila plotëson të paktën njërin nga kushtet e mëposhtme: të kenë cilindratën të barabartë ose më të madhe se 3000 cm3; ose vlerën/çmimin të barabartë ose më shumë se 5 000 000 lekë.

Po ashtu në draft propozohen edhe disa ndryshime në penalitet me qëllim unifikimin e gjobës për pagesë të vonuar për taksën vjetore të mjeteve të përdorura. tashmë kamata 5 për qind për vonesën dot ë aplikohet vetëm pas 30 ditëve nga gjoba. Po ashtu në draftin për paketën fiskale të 2020 është parashikuar një ulje e tatim fitimit në 5 %, për personat juridikë që ushtrojnë aktivitet ekonomik në këtë industri.

Mbështetje do të ketë dhe për sportin, me qëllim rritjen e impaktit pozitiv të tij në shoqëri përmes uljes së tatimit për të ardhurat personale. Në darft janë parashikuar edhe disa ndryshime ligjore në kuadër të procesit të fiskalizimit.

(Foto ilustruese)

EMISIONET