Qeveria nuk mund të funksionoje si Fondacion Bamirësie

Qeveria nuk mund të funksionoje si Fondacion Bamirësie

Sot, Kryeministri i Shqipërisë bëri diçka ndryshe nga çfarë është mësuar të bëjë përditë me statuset e tij dhe videot që shpërndan o për ato që i konsideron suksese ose, në fakt në të shumtën e rasteve, për bukuritë natyrore të Shqipërisë, për të cilat nuk pse mburret as ai dhe as ndonjë tjetër.

Sot, ai vajti vizitoi një familje të rrënuar shqiptare, ku varfëria ishte shtruar këmbëkryq, banesa e së cilës mund të bjerë nga momenti në moment. Sic tha, u shokua dhe vetë, në të njëjtën kohë ndoshta dhe duke pohuar indirect se nuk e njeh Shqipërinë dhe prandaj ndoshta nuk bëri dhe pyetjen që e ka pas bërë disa vite më parë: “A i keni paguar dritat, se përndryshe….” Këtë herë u tregua dinjitoz: nuk i pyeti as “ a e keni bërë check upi-in falas”….Këtë herë thjesht tha shifemi më vonë me premtimin se do ua rindërtojë shtëpinë.

Se si, nuk e tha. Ndoshta ka ikur me idenë e një operacioni të suskseshëm propagande, përderisa dhe të tjerë përpara tij nuk e kanë bërë këtë punë.
Mund të ketë nga ata që edhe mund t’i ngjallë emocione pozitive kjo vizitë, sic ka shumë nga ata që i bën për të vjellë. Disa po thonë se e zbuloi Shqipërinë vonë, duhet të kishte dalë më herët nga këto anë….shumë të tjerë normalisht e qujanë thjesht propagandë.

Të gjitha këto nuk kanë shumë rëndësi. Kjo është mënyra e shtetit për të luftuar varfërinë? Po 50 mijë 60 mijë familjet, e tjera, që sipas raporteve ndërkombëtare, mund të jene në të njëjtën situatë si kjo familje e në mos më keq, duhen t’i bëjnë kërkesë zyrës së propagandës që ti vizitojë Kryeministri që të kenë shans të të rindërtojnë shtëpinë e të marin frymë?

Familja në fjalë e gëzoftë shtëpinë e re, po nga ana burokratike e ligjore, me cfar fondi të posacëm do ua rindërtojë kryeministri shtëpinë? Me vendim të posacëm? Apo do fillojë të ngrejë fonde bamirësie vetë?! Eshtë e qartë dhe thjeshtë qeveria nuk mund dhe nuk duhet të funksionojë si fondacion bamirësie.

Ky akt thjesht shton lutjet e 50 mijë, 60 mijë familjeve të tjera që Edi Rama, një mengjes të kalojë njëherë edhe nga ata.

EMISIONET