Pas 5 ditësh protesta në Liban kundër taksës së vendosur për përdorimin Whatsapp, qeveria ka miratuar një reformë ekonomike që do të ndihmojë vendin.

Masat që parashikon kjo reformë përfshin përgjysmimin e pagës së politikanëve duke ia dhuruar familjeve në varfëri ekstreme.

Kryeministri i vendit në një komunikim në një prej televizioneve deklaroi se zëri i protestuesve është dëgjuar dhe qeveria po punon për realizimin e një reforme ekonomike.

Kjo protestë është regjistruar si më masivja e dekadave të fundit. Gjithçka nisi pas një takse mujore pre 6 dollarësh për përdorimin e Whatsapp duke shkaktuar protesta.

Një taksë që u hoq por nuk mundi që të qetësojë njerëzit të cilët vijuan të protestojnë për korrupsionin që ka përfshirë shtetin.

Ekonomia libanese po përballet me problematika të shumta duke thelluar më shumë borxhin publik. Qytetarët prej kohësh vuajnë nga mungesa e energjisë si dhe të infrastrukturës në rrugë.

Rënia e vlerës së monedhës libaneze kundrejt dollarit amerikan si dhe kërkesa e qeverisë vitin e kaluar për 11 miliardë dollarë që do të ndihmonte shtetin të dilte nga kriza e ka përkeqësuar më shumë gjendjen.

/Ora News.tv/