Qeveria do të rishikojë në shtator ligjin për koncesionet

Qeveria do të rishikojë në shtator ligjin për koncesionet

Në shtator, Qeveria do të rishikojë ligjin për dhënien me koncesion duke përjashtuar të gjitha ofertat e pakërkuara, një kërkesë kjo e përsëritur edhe nga FMN.

Kryetari i Komisionit Parlamentar të Ekonomisë bëri Erjon Braçe bëri të ditur nismën pas një debati të zhvilluar me opozitën.

Deputetja e PD, Jorida Tabaku, akuzoi mazhorancën për abuzime me projektet Partneritet Publik Privat.

Tabaku: Si ka mundësi kur në të gjitha koncesionet që janë dhënë në shëndetësi janë me ofertë të pakërkuar, çfarë gare është kjo?! E njëjta gjë ka ndodhur me çdo PPP, me koncesionet. Unë kam publikuar në këtë komision  edhe tendera për Prokurime Publike, një në tre tendera jepet pa garë. Ky është një shqetësim i madh, por qeveria hesht dhe nuk kthen përgjigje. 

Por Erjon Braçe deklaroi se diskutimet do të nisin në sesionin e ardhshëm. Sipas tij ligji aktual është ai i miratuar prej qeverisë Berisha.

Braçe: Për mua, ndryshimet në ligjin për koncesionet dhe PPP duhet të nisin dhe të mbarojnë me eleminimin e formës së gjetur të PPP në ligjin që u trashëgua prej jush, propozim i pakërkuar. Sipas atij ligji janë një mori me çështje dhe koncesione që janë dhënë në të shkuarën dhe që po jepen edhe tani.

Ndërkohë drejtorja e Komisionit të Prokurimit Publik kërkoi shtesë personeli me 6 punonjës pasi janë shtuar ankesat.

Në 6 muaj në këtë institucion, janë regjistruar 448 ankesa.

EMISIONET