Një vajzë 3-vjeçe me emrin Julia, e cila ishte zhdukur të premten në perëndim të Polonisë, në fshatin Pierzwin, është gjetur të shtunën në mëngjes në një kënetë, disa kilometra larg shtëpisë së saj, ndërkaq në afërsi e kishte qenin e saj besnik. Momentalisht ajo gjendet në spital, për shkak të të ftohtit, sepse trupi i saj ka qenë i ekspozuar në temperatura deri në – 5 gradë Celsius. Zjarrfikësi Grzegorz Szymanski, i cili e ka gjetur këtë vajzë të vogël, ka deklaruar për media se qeni ishte ai që ia kishte shpëtuar jetën e vajzës, pasi që me trupin e tij e kishte ngrohur trupin e saj, ndryshe vështirë se ajo do të mund të mbijetonte, raporton BBC. “Qeni ka qenë pranë saj gjatë gjithë natës. Mos harroni, temperatura ishte -5 gradë Celsius, ndërsa vajza ishte e lagur”, ka thënë Szymanski. Më shumë se 200 vetë kanë qenë të angazhuar në gjetjen e Julias, e cila e kishte kaluar natën duke bredhur nëpër mal në kërkim të shtëpisë së saj, ndërsa e kishin gjetur zjarrfikësit, të cilët e kishin dëgjuar duke qarë dhe duke e thirrur mamin e saj

/Ora News.tv/