Ky është drejtori më jetëshkurtër i Kadastrës, vetëm 10 ditë

Ky është drejtori më jetëshkurtër i Kadastrës,

Furtuna në Kadastrën e Vlorës pas zbulimit të skandalit të mos zbatimit të një vendimi të Gjykatës së Lartë për një pronë nuk ka të ndalur.

Drejtori i komanduar është larguar nga posti pas vetëm 10 ditësh në detyrë.

Burimet thonë se Nazeraj ishte një nga punonjësit e Kadastrës që ish-drejtori Florian Almadhi i kishte kërkuar hetim për tjetërsim pronash dhe ky fakt dyshohet se ka lidhje me largimin nga detyra.

Në vend të tij është emëruar Elona Hodaj, e cila më herët ka mbajtur postin e Drejtores së Fondit të Detyrueshëm të kujdesit shëndetësor.

Elona Hodaj ka mbajtur gjithashtu edhe poste politike në strukturat e Partisë Socialiste, si Kryetare e FRESSH-it, kandidate për deputete dhe anëtare e Asamblesë Kombëtare.

Përgjatë dy javëve të fundit  në Kadastrën e Vlorës u pushuan 6 juristë dhe u paralajmëruan me vërejtje 19 të tjerë.

Pas pushimit të tij nga detyra, Nazëraj kthehet në postin që mbante më parë, atë të shefit të zyrës juridike të Kadastrës së Vlorës.

Zbulimi i skandalit të mos regjistrimit të një prone me vendim të gjykatës së Lartë vuri Kadastrën e Vlorës nën hetim nga krimi ekonomik, ndërsa KLSH ka nisur një verifikim për çështjen e tjetërsimit të pronave në bregdet.

EMISIONET