Qendra shëndetësore Ndroq i nënshtrohet rehabilitimit

Qendra shëndetësore Ndroq i nënshtrohet rehabilitimit

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka inspektuar punimet e qendrës shëndetësore Ndroq, e cila po rehabilitohet në kuadër të programit të 300 qendrave shëndetësore.

Sipas ministres kjo qendër do të ofrojë shërbime shumë më cilësore për 9.500 banorët e Ndroqit.

Ogerta Manastirliu: “Jemi këtu për të inspektuar punimet që kanë filluar në qendrën shëndetësore Ndroq, një qendër që i shërben 9.500 banorëve. Në kuadër të rehabilitimit të 300 qendrave shëndetësore, kjo qendër është planifikuar për t’u rehabilituar dhe për të ofruar shërbime shumë më cilësore për banorët e Ndroqit."

Duke bërë me dije se brenda vitit do të rehabilitohen edhe 100 qendra të tjera shëndetësore dhe ambulanca, Manastirliu theksoi se qëllimi i qeverisë është ofrimi i shërbimeve socio-shëndetësore, të aksesueshme dhe cilësore për grupet më në nevojë.

Ogerta Manastirliu: "Kemi një vëmendje të posaçme për sa i përket grupeve që marrin shërbime tek kjo qendër, qofshin fëmijët, të moshuarit, persona me aftësi të kufizuara. Po përpiqemi që të kemi shërbime shëndetësore të aksesueshme dhe cilësore për ato grupe që kanë më shumë nevojë."

Nëpërmjet programit të integrimit të shërbimeve socio-shëndetësore qytetarët do të kemi mundësi që në këto qendra të gjejnë përveç shërbimit shëndetësor, edhe shërbimin social.

EMISIONET