2 100 banorë të Babicës në Vlorë marrin shërbim mjekësor në qendër shëndetësore thuajse tërësisht të amortizuar. Por vështirësitë nisin që me rrugën që të çon drejt saj, ku ecet vetëm në radhë për një.

Vështirësitë e banorëve të Babicës për të marrë shërbim mjekësor nisin që me rrugën që të çon në Qendrën Shëndetësore.

Për të mbërritur aty duhet të ecësh rresht për një.

E amortizuar nga jashtë e brenda.

Kjo Qendër Shëndetësore u shërben 2100 banorëve të fshatit vetëm 9 km nga Vlora.

Këta të fundit teksa kërkojnë më të drejtë përmirësim të kushteve, theksojnë se të paktën shërbimin e marrin.

"Këtu e marrim shërbimin".

Mjekja pranon hapur problematikat me infrastrukturën dhe amortizimin.

Ndërhyrjet në godinë nuk kanë munguar ndër vite, por problematikat janë të mëdha.

Florina Selimaj thekson se vitin e kaluar nuk kishte as ujë.

Florina Selimaj: Kanë bërë 2-3 herë investime por nuk mbajnë. Ujë që nuk kishim, ujin e sollin. Por lagështirë ka.

Qeveria ka nisur rikonstruksionin e rreth 300 Qendrave Shëndetësore në të gjithë vendin, por Babicës ende nuk i ka ardhur radha.

/Ora News.tv/