Qëlloi Ramën me këpucë, burg për 50 vjeçarin

Qëlloi Ramën me këpucë, burg për 50 vjeçarin

Gjykata ka vendosur masën e sigurisë arrest me burg për 30 ditë për 50 vjeçarin Iljaz Katira. 

Ai qëlloi me këpucë kryeministrin Edi Rama përpara Spitalit të Traumës të enjten e shkuar, ku kreu i qeverisë shkoi për të vizituar policët e plagosur pas protestës së dhunshme para parlamentit.

Pas vizitës, në një prononcim për mediat para spitalit, Rama tha se humbja e gishtave të dorës nga efektivja e policisë vendosi vijën e kuqe mes  paligjshërisë dhe mbrojtësve të ligjit.

Prononcimi i tij u ndërpre nga thirrjet e banorëve të Astirit, të cilët njëzëri bërtisnin: Turp! Turp!

Mësohet se policia shoqëroi disa prej tyre ndërsa Rama fliste për gazetarët.

EMISIONET