Qëlloi me thikë disa herë bashkëfshatarin, pranga 74-vjeçarit në Lushnje

Qëlloi me thikë disa herë bashkëfshatarin, pranga

Një 74-vjeçar u vu në prangat e Policisë së Lushnjes, pasi akuzohet se ka qëlluar disa herë më thikë një tjetr shtetas. Sipas njoftimit zyrtar, mësohet se në fshatin Ngurrëz e Vogël, ka pasur një konflikt mes dy shtetasve. Banorët kanë lajmëruar uniformat Blu, të cilët kanë shkuar drejt vendit të ngjarjes duke bërë arrestimin në flagrancë të shtetasit T.d., 74 vjeç.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në fshatin Ngurrëz e Vogël, për motive të dobëta ka goditur me sende të mprehta (thikë), duke plagosur rëndë shtetasin I. S., 50 vjeç, i cili u dërgua në Spitalin e Traumës Tiranë, për mjekim më të specializuar.

U sekuestrua në cilësinë e provës materiale thika me të cilën autori ka goditur shtetasin I.S. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprën penale "Vrasje e mbetur në tentativë".

EMISIONET