Nënat e ndjejnë më shumë se të gjithë humbjen e një fëmije. Një grua është tepër e lënduar nga dështimi që pësoi nusja e djalit, aq sa është gjithë ditën me lot në sy.

Për këtë arsye, i ka shkruajtur letër psikologes Deidre që të kuptojë si të mësohet me humbjen.

Letra: Nusja ime pësoi një dështim. Qaj nga mëngjesi deri në darkë dhe ndjej se nuk duhet të qaj kaq shumë sepse nuk është humbja ime.

Kjo është martesa e dytë e djalit tim. Gruaja e parë e kontrollonte dhe e lëndonte shumë. Gruaja e tij e re është e dashur dhe e sjellshme.

Unë jam 59 vjece dhe e ndjej atë si vajzën që nuk e pata kurrë. Isha i emocionuar për lajmin që ata po prisnin një fëmijë.

Ajo është 35 vjece, ai 38 dhe sigurisht, kanë kaluar moshën ideale për tu bërë prindër. Po të shkruaj pasi isha tek funerali sot dhe nuk mund të ndaloj lotët për fëmijën dhe prindërit e lënduar.

Asgjë që bëj nuk është e dobishme, pasi ndihem sikur po mbytem në pikëllim.

Deidre: Më vjen shumë keq. Sigurisht që ti je e mërzitur por mos u ndjej fajtore. Djali dhe nusja e dinë shumë mirë që ti ia kupton lëndimin.

Do të të marrë shumë kohë dhe do derdhësh shumë lot derisa të mësohesh me humbjen.

/Ora News.tv/