Lidhjet romantike nuk janë asnjëherë të lehta e sidomos kur çifti vendos të ndahet.

Shumë persona e përjetojnë keq ndërkohë që disa të tjerë e kalojnë më lehtë.

Pikërisht kjo i ka ndodhur dhe një çifti në Kinë ku pasi u ndanë, vajza e përjetoi në mënyrë shumë të keqe ku qau për tre ditë me rradhë.

Sipas asaj që shkruajnë mediat kineze, djali duket se nuk përjetoi një gjë të ngjashme.

Ndaj vajza mendoi që të hakmerrej në mënyrë sa gazmore aq edhe të çuditshme. Ajo porositi një ton me qepë dhe ja dërgoi në shtëpi në mënyrë që edhe ai të qante.

Vajza zbuloi përmes shoqërisë së përbashkët me ish të dashurin e saj se ai nuk kishte qarë dhe nuk kishte treguar asnjë lloj pendese për ndarjen.

Sëbashku me qeset me qepë ajo i dërgoi dhe një letër ku shkruhej, "Unë qava për tre ditë me radhë për ty, tani është radha jote".

/Ora News.tv/