Putin: Bombardimi i djeshëm në Shën Peterburg, akt terrorist

Putin: Bombardimi i djeshëm në Shën Peterburg, akt terrorist

Presidenti rus Vladimir Putin e ka cilësuar një akt terrorizmi shpërthimin me bombë të ndodhur në një supermarket në Shën Petërburg.

Duke folur në një ceremoni çmimesh për personelin rus që ka shërbyer në Siri, kreu i Kremlinit përgëzoi punën e kryer nga Shërbimi Federal i Sigurisë në parandalimin e një akti terrorist në tentativë.

Putin më tej shtoi se e kishte urdhëruar drejtorin e këtij shërbimi që forca e drejtuar prej tij të ndërhyjë dhe të qëllojë për vdekje kundër agresorëve në rast se është e nevojshme.

Shpërthimi në fjalë shkaktoi 13 të plagosur në një degë të zinxhirit të supermarketeve Perekrestok.

Hetuesit kanë hapur një rast penal për këtë ngjarje të ndodhur mbrëmjen e së mërkurës, teksa deklarojnë se mjeti i përdorur për agresionin, është një bombë artizanale e mbushur me copëza metali, me një forcë shpërthimi të barazvlefshme me 200 gram eksploziv.

Sipas mediave ruse, bomba ishte fshehur në një dollap të kyçur ku blerësit vendosin sendet e tyre.

EMISIONET