Puthja pasionante, simboli i fundit i Luftës së Dytë Botërore

Puthja pasionante, simboli i fundit i Luftës së Dytë

Një fotografi legjendera, bardhe zi e marrë nga fotoreporteri amerikan Alfred Eisenstatt më 14 gusht 1945, gjatë festimeve në Neë York të dorëzimit japonez dhe përfundimit të Luftës së Dytë Botërore.

Në mes të eksitimit të përgjithshëm, një marinar kap një infermiere dhe i jep asaj një puthje pasionante në Sheshin Times.

Eisenstatt shëtiste nëpër rrugët e metropolit amerikan me aparatin e tij. Fotografia, e cila e bëri atë të famshëm, do të publikohet në revistën Life. Ndërsa ai zbuloi vite më vonë, se nëse burri nuk do të ishte i veshur me të zeza dhe gruaja me të bardhë, ai kurrë nuk do ta kishte marrë atë foto të veçantë.

Eisenstadt, natyrisht, nuk i mbajti emrat e protagonistëve të fotografisë së tij të famshme, dhe shumë burra dhe gra pretenduan lavdinë. Ishte relativisht e lehtë për gruan të zbulonte se ishte Greta Friedman, e cila kohët e fundit vdiq, në moshën 92 vjeç. Në ditën kur u fotografua ajo ishte 21 vjeç dhe punonte si asistente dentare.

Ka pasur polemika për marinarin në foto, pasi fytyra e tij nuk është qartë e dukshme. Pas disa vitesh polemika, tani besohet se ai ishte George Mentosa, që në moshën 23 vjeçare shërbeu në Marinën amerikane.

EMISIONET