Puthja në çift, është e mirë apo e keqe për shëndetin?

Puthja në çift, është e mirë apo e keqe për

Puthjet e njerëzve janë nga më të ndryshme. Në përgjithësi, çiftet e shprehin emocionin me puthje në buzë, në qafë, në faqe apo në zona të tjera të trupit. 

Edhe e famshmja “French Kiss” konsiderohet si një puthje që ngjall pasion mes dy personave. Por a është e shëndetshme apo e keqe për shëndetin?

Bazuar tek studimet, puthja nuk është aktiviteti më i mirë për shëndetin dentar. Nëse partneri/partnerja juaj ka një shqetësim me dhëmbët, shumë shpejt mund ta keni edhe ju, por nuk ndodh gjithmonë.

Në 10 sekonda puthje, ju mund të shkëmbeni më shumë se 80 milionë bakterie.

Puthja djeg 12 kalori në një minutë!

Ndër të tjera, nuk është fakt i panjohur që puthja përshpejton rrahjet e zemrës, duke bërë që zemra të pompojë më shumë gjak. Kur puthemi, pulsi arrin të ketë 110 rrahje në një minutë. Si rezultat, mushkëritë punojnë më shumë dhe thithin rreth 60 herë në minutë. Zakonisht mushkëritë tona thithin 20 herë në minutë.

Një aktivitet i tillë ndihmon në parandalimin e sëmundjes së mushkërive.

Një nga ndikimet më të mira të puthjes është lehtësimi nga stresi. Nuk ekziston asnjë lloj stresi në botë që një puthje e mirë nuk mund të lehtësojë!

EMISIONET