Pushime dhe art, TKOB dhe Bashkia Vlorës kalendar aktivitetesh

Pushime dhe art, TKOB dhe Bashkia Vlorës kalendar aktivitetesh

Pushimet këtë verë në bregdetin e Vlorës  si asnjë herë më parë do të shoqërohen me një larmi aktivitetesh kulturore.

Vendet me atraktive përgjatë bregdetit do të kthehen në skena të hapura gjatë sezonit turistik për të pritur shfaqjet më të bukura të Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit, si nismë e drejtores Zana Çela në bashkëpunim me Bashkinë e Vlorës.

Çela: Është një program i programuar për turistët shqiptarë dhe të huaj që të shijojnë gjithçka të bukur që populli shqiptar prodhon.

Institucionet kanë nisur punën për hartimin e një kalendari aktivitetesh që sipas kryebashkiakut të Vlorës do t'i heq' monotoninë pushimeve të zakonshme.

Leli: Sigurisht kjo është një gjetje. 

Vlora është ndalesa e radhës edhe turit të Teatrit Kombëtar të Operas e Baletit në Shqipëri, ku të hënën e 16 prillit, ora 19:00 në skenën e teatrit Petro Marko muzika e Vivaldi-t dhe Bach do të bëhen bashkë ne një koncert në bashkëpunim me Konsullatën Italiane në Vlorë

EMISIONET