“Punonim dhe kacafyteshim, ishim të stresuar”, Loredana tregon arsyen e ndarjes me Mozzik

“Punonim dhe kacafyteshim, ishim të stresuar”, Loredana tregon

Prej disa kohës Loredana dhe Mozzik vendosën t’i japin fund martesës së tyre nga ku erdhi në jetë edhe vajza e tyre Hana.

U aludua se kjo ndarje ishte vetëm për marketing, por Loredana e ftuar në emisionin “NIN”, ka sqaruar se kjo nuk është e vërtetë.

“Kanë ndodhur gjëra që nuk duhet të ndodhnin. Nuk është për të bërë hajgare, nuk bëjmë makreting për shkak të çikës, as unë as Mozzik s’kemi nevojë që të bëjmë ndarje për tu përfolur.

Pse ka ndodh s’mund të të tregoj saktë, por nuk e di. Është shumë e vështirë të tregoj përse, sepse nuk ka ndodhur aq shumë, nuk kemi pasur arsye me u nda, por kemi qenë të dy shumë të stresuar. Shumica mendojnë se është nice të bësh të njëjtën punë, të punosh non stop bashkë, e të kacafytesh, por 80 për qind e kemi kaluar mirë bashkë.

Kam për ta respektuar më së shumti dhe çika ime i ngjan Mozzik, cikën e dua më shumë se çdo tjetër në botë, e kam prej tij”, u shpreh Loredana.

Reperja shprehet se ajo dhe Mozzik kanë një marrëdhënie të mirë edhe pas ndarjes dhe mund të ekzistojë mundësia edhe për një rikthim.

 “Nuk ka ndodhur diçka që ne mos të flasim me njëri-tjetrin. Ai më respekton, unë e respektoj, kjo ka rëndësi. Nuk e kam mendimin se cfarë do bëjmë për tu rikthyer, çikën e kam para meje. Më pas ndoshta qetësohemi”, përfundon Loredana.

EMISIONET