Punoi në spital pa maskë dhe pa doreza, ndërron jetë mjeku italian nga koronavirus

Punoi në spital pa maskë dhe pa doreza, ndërron jetë mjeku

Marcello Natali, mjek në Itali ka humbur jetën nga infektimi me koronavirus. Ai punonte në një spital në qytetin e Codogno-s nga ku u infektua edhe me koromavirus.  
 

Mjeku 57-vjeçar u shtrua në spitalin e Milanos për pneumoni të rënda bilaterale, ku Covid-19 ishte goditja fatale për të. Ai nuk ka mundur ta përballojë do më situatën dhe ka ndërruar jetë.

Më herët, ai kishte deklaruar se kishte punuar gjatë gjithë kohës pa doreza e masa të tjera mbrojtëse, pasi kishin mbaruar.

Pas infektimit të Natali-t, 14 mjekë të tjerë janë futur në karantinë që prej datës 28 shkurt.


EMISIONET