Koço Kokëdhima dha se kanabisi ka dëmtuar shumë ekonominë dhe bujqësinë në veçanti. Në studion e “Ekopolitikës” në Ora News ai tha se kanabisi ndikoi aq shumë në forcën punëtore, sa nuk gjeje dot një kamerier në bregdet.

Kokëdhima: Kanabisi e ka dëmtuar bujqësinë, sepse e ka bërë gjithë bujqësinë të rendi vetëm pas nevojës për tu punësuar pas plantacioneve, për të marrë ato 20 mijë lekë në ditë.

Fatos Çoçoli, Sa mund të kenë qenë forca punëtore keni shifra?

Kokëdhima: Nuk mund ta them se nuk ka burime zyrtare. Unë mendoj që kjo impaktoi tregun e punës, sepse nuk gjeje dot kamerier në bregdet. Nuk them dot shifra, por fakti është që u ndje në të gjithë tregun e punës.

/Ora News.tv/