T' i lësh të gjitha dhe të nisesh me pushime. Për punë.

Një ëndërr që bëhet realitet.

Zinxhiri i resorteve luksoze latino amerikane 'Vidanta' po kërkon një kandidat të gatshëm për të testuar resortet luksoze në lokalitetet më të bukura të Meksikës.

Një vit mes perëndimit të diellit, kokteileve në plazh dhe relaksit.

Madje edhe do paguhet. Gjithçka për 100 mijë euro.

Turisti profesionit do duhet, mes të tjerash, të provojë trajtimet e spa-ve, të verifikojë që temperatura e pishinës të jetë e përshtatshme dhe të mësojë receta gatimi të reja nga shefat me yje.

Por mbi të gjitha, të dokumentojë 'pushimet e tij të punës' në rretet sociale.

Firma ka publikuar konkursin 'World Best Job' (Puna më e mirë në botë) dhe ka krijuar një rrjet ku të interesuarit do mund të nisin aplikimin. Ka kohë deri në 21 tetor.

Kandidati ideal do duhet të jetë karizmatik, kreativ dhe i vendosur për t'u bërë një ndikues i mediave sociale.

Jo vetëm. Do duhet të mësojë të kërcejë salsa, të kujdeset për breshkat e sapo lindura, të vërë zilen për të mos humbur perëndimet e diellit dhe të vizitojë parqet.

Për të marrë pjesë është e nevojshme të dërgosh kandidaturën dhe një video promocionale të vetes në rrjetin: Worldsbestjob.com.

/Ora News.tv/