Publikohet video e vitit 1991 e Princesh Dianës në një garë vrapi, gjest që tregon dashuri për fëmijët e saj

Në një video të postuar, Princesha Diana shihet në Shkollën Ëetherby të djalit të saj Harry në vitin 1991. Ajo ka marrë pjesë në një garë vrapi me prindërit  e fëmijeve të tjerë që studionin në këtë shkollë.

Në Angli, shkollat tradicionalisht organizojnë një garë për prindërit e fëmijëve vit dhe Diana mund të shihet duke vrapuar kundër nënave të tjera.

Princesha e Uellsit duket atletike, konkurruese dhe tregon se ajo do të bënte gjithçka për t'i lumtur djemtë e saj.

Në video, Princesh Diana shihet zbathur gjatë garës, por edhe pse nuk fitoi, ajo duket se u përpoq shumë.

Është publikuar edhe një foto tjetër e Princeshë Diana me princin e vogël Harry gjatë kësaj dite.

Princi Harry mori pjesë në disa lojra sportive atë ditë, përfshirë edhe një garë me thes. Brenda një thes patatesh, princi i vogël ishte duke fituar garën.



EMISIONET