Psg "flak" Thiago Silvën, Milani në "poleposition" për shërbimet e brazilianit

Psg "flak" Thiago Silvën, Milani në "poleposition"

Thiago Silva nuk ka gjetur "gjuhën" e përbashkët me Psg për të rinovuar kontratën.

Braziliani me shumë gjasa do të largohet nga kampionët francez në fund të sezonit. Për shkak të moshës 35-vjeçare Thiago Silva pritet të largohet nga PSG me parametra zero. Një nga destinacionet e mundshme për të ardhmen e 35 vjeçarit është klubi i Milanit të cilët tashmë kanë kthyer sytë nga disa lojtarë me eksperiencë. 

Pas marrëveshjes me Ibrahimovic, Thiago Silva do të ishte një tjetër rikthim i bujshëm tek kuqezinjtë me qëllim për tu rikthyer pikërisht aty ku e lanë, një skuadër kampione.

EMISIONET