Pse vonohen fluturimet? AAC: Shkak difektet teknike, trafiku dhe sezonaliteti

Pse vonohen fluturimet? AAC: Shkak difektet teknike, trafiku dhe sezonaliteti

Komisioni për Integrimin Europian i kërkoi shpjegim autoritetit të aviacionit civil për të sqaruar problematikën e vonesave të fluturimeve në aeroportin e Rinasit.

Në përgjigjen e tij për këtë komision, drejtori Krislen Keri shpjegon se vonesat kanë ekzistuar prej vitesh dhe më së shumti kanë ndodhur tek kompanitë italiane dhe lidhen me problematike teknike të avionëve që për efekt sigurie nuk janë lejuar të ngrihen në fluturim. Ndikim ka pa tur edhe rritja e numrit të fluturimeve si paojë e sezonit me shumë lëvizje dhe trafiku në aeroportet ku këto fluturime kanë patur destinacionin.

Autoriteti i Aviacionit Civili vëren edhe problmatika lidhur me udhëtarët shqiptarë si mungesa e informacionit për tu mbrojtur në rast se fluturimi shtyhet apo anulohet. Kjo ndodh sepse nuk janë zbatuar në mënyrën e duhur parashikimet ligjore nga ana e Autoritetit të Aviacionit Civil.

Autoriteti i Aviacionit Civil ka marrë masat për informimin e udhëtarëve shqiptarë në lidhje me atë që ata duhet të dinë sipas ligjit nëse u ndodh që fluturimi i tyre të shtyhet apo anulohet dhe gjithashtu nga verifikimet ka rezultuar se kompanitë me më shumë problematikë janë kompanitë të licensuara nga autoritetet italiane si Blue Panorama dhe Ernest.

Autoriteti i Aviacionit Civil është në komunikim të vazhdueshëm me këtë kompani dhe i ka bërë të qartë se duhet të përmirësojë ndjeshëm performancën

E njëjta praktikë po ndiqet edhe me kompaninë Ernest, për të cilën shqetësimi është më i madh si pasojë e eksperiencës së pakët, vetëm 1 vjecare që kjo kompani ka në treg. 

Sipas të dhënave të fundit të Autoritetit të Aviacionit Civil shtatori ka vijuar të jetë problematik në lidhje me vonesat e fluturimeve me destinacione drejt Italisë. Nga të dhënat zyrtare kompanie me numrin më të lartë të vonesave me mbi dy orë është Blu Panorama me 19 të tilla. Rritja ka pësuar edhe Albaëings me 10 të tilla.

Kompanitë i kanë arsyetaru vonesat me probleme operacionale dhe teknike. Ulje të numir të vonesave dhe anulimeve ka pasur kompania Ernest SPA, ndërsa kompani të tjera kanë normalizuar operacionit e tyre duke mos shënuar problematika në vonesa dhe anulime.

EMISIONET