Nënkryetari i Partisë Demokratike replikon me Taulant Ballën lidhur me sekuestrimin e 3.4 milion eurove në portin e Durrësit më 24 qershor.

Balla mohoi dhe një herë sot të kishte lidhje me personat e arrestuar për ngarkesën me miliona euro dhe paralajmëroi se seancën e së enjtes do publikonte lidhjet që kryetari i PD-së, Lulzim Basha kishte me këtë grup.

Edi Paloka përmes një postimi në facebook me ironi thotë se Taulantit i ka ikur zgërdhirja dhe i është tharë buza.

Pse nuk zgërdhihet më derrkuci me Toyota???

Taulant Balla, një derrkuc i dhjamur nga paratë e drogës që pastron bashkë me bandën e Elbasanit, sot nuk u zgërdhi. Taulantit i ka ikur zgërdhirja. Taulantit i ishte tharë buzë e mezi fliste. Taulanti u përtyp e u përtyp si derrkuc i dhjamur i ngecur në baltë, po nuk tha asgjë. Sepse derrkuci e di që ka ngecur në baltë.

Dy pyetje për derrkucin me Toyota:

Akuzën në prokurori për Lulzim Bashën pse nuk e bën që sot, po ke vendosur të presësh deri në fund të javës?

Aktorin e Babales pse nuk e nxjerr që sot që ta shohë e gjithë Shqipëria, po e mban kaq gjatë të fshehur?

Për ta kuptuar hallin e madh që ka zënë derrkucin e Toyotës, kujtoni se çfarë thoshte derrkuci për avionët e drogës para tre vjetësh, kujtoni se çfarë thoshte derrkuci për Saimir Tahirin, çfarë thoshte derrkuci për Elvis Rroshin, çfarë thoshte derrkuci për Agron Xhafajn.

/Ora News.tv/