PS "shpërfill" KIE për paketën antishpifje

PS "shpërfill" KIE për paketën antishpifje

Socialistët duket i ka kapur të papërgatitur kërkesa e Këshillit të Evropës në Komisionin e Venecias për ligjin e Mediave Audiovizive. Në këtë situatë mazhorancë vendosi ta rrëzojë paketën antishpifje, pa pritur opinionin e Venecias. Për rrëzimin e dekretit të Presidentit loboi edhe ministrja e Drejtësisë.

Por Gjonaj mesa duket nuk ishte në dijeni të kërkesës së Këshillit të Europës në Venecia ose bëri të paditurën, pasi në fjalën e saj në komision u shpreh që për dy ligje e paketës antishpifje kishte edhe mbështetjen e kësaj organizate.

"Për përgatitjen e kësaj pakete kemi punuar ngushtësisht me OSBE e KiE dhe ka si synim mbrojtjen e fjalës së lirë dhe integritetit njerëzor. Ne i qëndrojmë rrëzimit të dekretit" 

Ashtu siç bëri në Komisionin e Veprimtarisë, edhe përpara deputetëve në komisionin e Medias, këshilltari juridik i Kreut të Shtetit, Bled Dervishaj theksoi se kjo paketë është e rrezikshme për cënimin e lirisë së shprehjes dhe medias.

"Si përfaqësues të presidentit I kërkojmë të pranojë dekretin dhe të hapë edhe një herë procesin e konsultimit pasi kanë nevojë për përmirësim”

Dekreti i Presidentit Meta për Ligjin për mediat elektronike dhe mediat audiovizive, pjesë e paketës antishpifje, pritet të rrëzohet në seancen parlamentare të 30 Janarit.

EMISIONET