PS përgatit shkarkimin e Presidentit? Rama: E ka humbur të drejtën për të qëndruar në atë zyrë!

PS përgatit shkarkimin e Presidentit? Rama: E ka humbur të

Kryeministri Edi Rama nga Burreli ku është duke mbajtur takimin e radhës, u shpreh se zgjedhjet do të mbahen në 30 qershor, ndonëse presidenti pasditen e djeshme shfuqizoi dekretin e 30 qershorit, si datë zyrtare për zhvillimin e tyre.

Rama u shpreh se Meta me vendimin e djeshëm e ka humbur te drejtën për të ndenjur në atë zyrë.

Edi Rama: Opozita e rrugës mbrëmë ishte më e pakët se asnjëherë. Ata sa më shumë pakësohen, aq më shumë shtrihen në bulevard si çamçakëz. Akoma më pak do t'i ndjekin në atë rrugë pa rrugë. 

Kushtetuta e Republikës nuk është filxhan që rrotullohet. Zgjedhjet nuk janë llumi i kafes që e rrotullojnë kur kthen filxhanin. Dje Meta nënshkroi fatin e tij që e ka humbur të drejtën për të qëndruar në atë zyrë. Të gjithë ata që udhëheqin lëvizjen "Rama ik", do ikin një nga një vet. Jo se them unë, por sepse kjo që shihni është dhe do të jetë çdo ditë e më shumë, pasqyra e qartë e një të vërtete e shqiptarëve që janë populli më politikanë në botë, do t'ju bëhet shumë e qartë. Kjo luftë nuk është për bashkitë. 

EMISIONET